Concept Marketing Albania
loading...
Zeri pertej kufjeve qe po ndryshon median dhe marketingun

Zeri pertej kufjeve qe po ndryshon median dhe marketingun

Mendoje, mbi 500 milion degjues ne nivel nderkombetar dhe me shume se 82 milione seri te prodhuara. Numri i podcasteve ka kaluar tashme 5 milion. Ne rruge, ne makine, ne zyre, ne palester, ne shtepi, podcastet jane shnderruar ne nje burim te fuqishem informacioni dhe argetimi. Ne format audio ose video, duke prekur tema te ndryshme (si biznesi, arti, kultura, rutina, sporti, edukimi, shendeti, karriera, etj) keto programe jane bere pjese e perditshmerise tone, edhe per te pakten disa minuta ne dite.

Nese ben nje kerkim te shpejte online mbi origjinen e podcasteve eshte e veshtire per te arritur ne nje konkluzion mbi autoresine dhe vitin e krijimit. Termi ‘Podcast’ i perdorur gjeresisht rreth viteve 2003-2004, vjen si nje bashkim i fjales ‘iPod’ me fjalen ‘broadcasting’. Ndryshe nje material qe transmetohet direkt ne iPod-in tuaj.

Pse podcastet jane kaq popullor?

Podcastet vijne ne formate te ndryshme, ku mund te permendim intervistat, bashkebisedimet, ose serite individuale me nje foles. Larmishmeria e temave te trajtuara te jep mundesine te zgjedhesh dicka qe me te vertete te pelqen ose/dhe ke interes per te mesuar me shume.

Nese i krahason me emisionet televizive, permbajtja e podcasteve eshte jo formale, kjo e ben qe te perceptohet nga audienca si nje metode komunikimi me interesante dhe autentike. Ndryshe nga filmat ose programet ne televizion, keto seri mund ti ndjekesh kurdo dhe kudo, edhe nese je duke kryer nje aktivitet tjeter njekohesisht. Majde, ato mund te shihen dhe si nje bisede e hapur mes miqsh, ndaj dhe lidhja e audiences me personazhet pjesemarres eshte me e ngushte.

Pse podcasti i shton vlere biznesit tend?

Ne epoken digjitale ku po jetojme, secili prej nesh eshte gjithnje e me teper ne kerkim te permbajtjeve origjinale qe rezonojne me preferencat dhe interesat tona personale. Kjo eshte e njohur dhe nga bizneset, te cilet vazhdimisht investojne ne fushata marketingu, aplikacione ose iniciativa ne rrjete sociale per te terhequr vemendjen e klienteve aktual dhe potencial.

Nese po kerkon te zhvillosh brandin personal apo te promovosh biznesin, podcastet jane nje mjet efektiv marketingu per te arritur te audienca e synuar. Pervecse kontaktit te vazhdueshem me ndjekesit, ti ke mundesine per te krijuar nje lidhje te ngushte duke ndare histori te pa treguara me pare ose duke dhene informacione te vlefshme. Keto formate te japin dhe hapesire per te promovuar produktet ose/dhe sherbimet qe ofron.

Zerat jane te verteta.

Ne nje sondazh te fundit nga Ipsos – lideri global ne kerkim tregu, i cili studoi kanalet e reklamimit sipas vemendjes qe marrin nga audienca, podcastet siguruan vleren me te larte. Konkretisht, podcastet marrin 27% te vemendjes se audiences, ne krahasim me 23% per reklamimin fizik, 20% per televizionin dhe 17% per videot online. Gjetja me interesante e studimit lidhet me perceptimin e ndjekesve te cilet i pershkruan reklamat pergjate episodeve si: te pershtatshme per ta, te besueshme dhe inspiruese.

Studimi nxorri ne pah se potenciali i podcasteve eshte ende i pashfrytezuar, ku me pak se 1% e marketuesve i kane perfshire ato ne planet e marketingut. Ndaj, ky mund te jete momenti per ta perqafuar kete kulture e cila po ndryshon median dhe marketingun ne nivel global.

Nese po mendon nga t’ja fillosh dhe kerkon te mesosh me shume mbi krijimin e podcasteve, ne e kemi pergjigjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.